E sulmuan për shkak të postimeve, Alketa ka diçka për t'i thënë të gjithëve

Xing

E Martë 14 Janar 2020, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë së fundmi në fokus të mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca. Duke qenë se postimet u bë bënë nga revista e drejtuar nga Alketa, ajo që u sulmua me komente e kritika ishte moderatorja. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për "Festivalin e Këngës".

Pas zhurmës së madhe që u bë për këto postime, Alketa ka publikuar në Instastory një shprehje shumë domethënëse ku tregon se pavarësisht kritikave e komenteve që e sulmonin, ajo nuk do ndalet së arrituri majat si një femër e suksesshme.

"Një grua e suksesshme është ajo që mund të ndërtojë një themel të fortë me tullat që të tjerët i kanë hedhur sipër", shkruhet në postimin.

Shtepi ne shitje