Arbana Osmani tregon ofertën për të prezantuar Festivalin e Këngës

Xing

E Martë 14 Janar 2020, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Arbana Osmani i është ofruar dy herë të prezantojë "Festivalin e Këngës", por ajo nuk ka pranuar. Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja në një postim në Instastory ku i përgjigjet pyetjes së njërit prej ndjekësve. Arbana tregon se në vitin 2014 dhe në vitin 2018 i është ofruar të drejtojë Festivalin, por për arsye të ndryshme nuk e ka pranuar ofertën.

Megjithatë moderatorja thekson se nuk e di çfarë do ndodhë në të ardhmen dhe nëse i vjen një ofertë tjetër mund ta shohim të prezantojë festivalin.

"Më kanë ofruar dy herë (2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol", shkruan Arbana.

Shtepi ne shitje