'Të dua', këngëtarja shqiptare merr surprizën gjigante nga i dashuri

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shqiptare, Ana Kabashi vazhdon të jetë shumë e komentuar në media për pozat provokuese, por edhe për jetën private. Për këtë të fundit, ditën e sotme, Ana na ka zbuluar më shumë.

Këngëtarja është surprizuar nga partneri me një kuti gjigante me trëndafila të kuq, në mes të të cilëve shkruhet "Të dua".

Ana ka publikuar edhe një foto duke e mbajtur kutinë në duar teksa shkruan: "Trëndafilat janë të preferuarat e vajzave, i dua dhuratat si këto".

Kujtojmë që Ana është shumë aktive me këngë të reja e koncerte.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje