Pas lajmeve për ndarje, Rudina zbulon të vërtetën me këtë detaj që i befasoi të gjithë

Xing

E Enjte 3 Tetor 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Për ditë me rradhë në media u përfol se aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin. Vetë Rudina i la të gjithë kuriozë duke u shprehur se do flasë publikisht në një moment të përshtatshëm.

Ndërsa bashkëshorti i saj postoi një video në të cilën shfaqej Rudina me vajzën e tyre, Viktorian në këndin e lojërave dhe e shoqëronte postimin me dy zemra të kuqe. Aleksi la të kuptonte se ata vazhdojnë të jenë bashkë pasi ai ironizoi edhe lajmet e ndarjes.

Këtë herë veprimi i rradhës vjen nga Rudina e cila i ka befasuar fansat me postimin e fundit. Teksa të gjithë mendonin se ajo është ndarë, Rudina është shfaqur në një video duke treguar unazën e martesës.

Kaq është dashur të përflitet se Rudina dhe Aleksi janë rikthyer sërish bashkë, megjithatë të vërtetën na mbetet ta mësojmë kur aktorja dhe moderatorja të flasë vetë publikisht.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje