Maral tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjinine e fëmijës

Xing

E Enjte 3 Tetor 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktorja turke Hazal Kaya, e njohur nga rolet e saj në serialet "Maral" apo "Dashuri e ndaluar", është në pritje të ëmbël dhe në muajin e 7 të shtatzënisë. Së fundmi aktorja ka filluar të postojë shpesh foto me barkun e rrumbullakosur, por postimi i fundit është më i veçantë.

Në datën 1 tetor Hazal Kaya festoi ditëlindjen dhe ajo ka postuar dy foto, në njërën ku tregon barkun e rrumbullakosur e në tjetrën shfaqet me bashkëshortin.

Ajo falenderoi familjarët e miqtë për urimet e ditëlindjes duke u shprehur se ndihet shumë me fat. Aktorja në falenderimin e saj zbulon edhe gjinine e fëmijës që po pret duke treguar se së shpejti do bëhet me djalë.

Kujtojmë që Hazal Kaya u martua në shkurt të këtij viti me producentin Ali Atay i cili është 14 vjet më i madh se aktorja.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje