E përqafon dhe ndihet i lumtur, Butrinti në krahët e njeriut më të dashur

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Thuhet se kur një njeri vërtetë të do, e krijon kohën për të ndenjur me ty sado të ngarkuar ta ketë axhendën. Kur bëhet fjalë për artistët, është e ditur që ato janë vazhdimisht të zënë me projekte të reja ose me koncerte ngado kudo, por artistët si Butrint Imeri e gjejnë gjithmonë kohën dhe për njerëzit e dashur.

Së fundmi ai ka ndarë një foto në Instastory me një person shumë të rëndësishëm për të. Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë Butrinti qëndron pranë një prej njerëzve që ai çmon më shumë ndër të gjithë, pranë gjyshit të tij.

Ndonëse fjalët mungojnë, domethënë ndonëse Butrinti nuk ka shkruar asgjë për gjyshin në foto, e qeshura në fytyrat e tyre e tregon mjaft mirë sa e rëndësishme është për te dy ta kenë pranë njëri-tjetrin.

Këshilla për Marketingun