‘Ka një vend në ferr’, ish-autorja e Hell’s Kitchen thumbon Renato Mekollin

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Emisioni “Hell’s Kitchen” do të startojë së shpejti me sezonin e tij të dytë. Shefi i madh i kuzhinës , Renato Mekolli, ka bërë të ditur disa nga ndryshimet që ka pësuar emisoni si dhe ka paralajmëruar për të tjera që do të vijnë surprizë me startimin e tij.

Një ndër këto ndryshime lidhet dhe me stafin. Nëse sezonin e parë ishte Olsa Muhameti autorja e programit, këtë sezon do të jetë Zefina Hasani.

Në një intervistë të dhënë për “Klubin e mengjesit”, Renato është shprehur se Zefina ka eksperiencën dhe nuhatjen e duhur, ndaj nuk do ta ndërronte me asnjë person që është në krahun e tij të djathtë në “Hell’s Kitchen”. Kjo deklaratë e ka prekur ish-autoren e emisonit, Olsën, e cila e ka thumbuar Renaton ndërmjet postimeve të saj ku shkruan "Ka një vend në ferr për të gjithë ata që përpiqen të heqin meritat duke ia faturuar vetes. Ah, dhe diçka. Suksesi arrihet në grup dhe asnjëherë i vetëm. Mjerë kush e mendon si të tillë. Suksese.”

Ajo e konsideron Renaton mosmirënjohës dhe shprehet se njerëzit e tillë gjithmonë do e kenë një vend të ruajtur për to në ferr.

Shtepi ne shitje