Gjiko dhe Elita arredojnë dhomën e Zërit (Pamjet)

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Zëri, djali i Elita Rudit dhe Gjikos, lindi në shkurt të këtij viti. Që nga ajo ditë, prindërit e njohur të Showbizit, kanë ndarë foto nga çdo moment i rritjes së tij.

Ditën e djeshme çifti bëri të ditur që Zëri ka thënë tashmë fjalën e tij të parë “mama”, ndërsa sot bëjnë të ditur që i vogli i tyre do të ketë së shpejti një dhomë të tijën, e cila është në arredim e sipër. Reperi Gjiko ka ndarë një video në InstaStoryn e tij ku duket dhoma e Zërit në proces rregullimi. Kanë filluar me një tapet të butë në formë puzzle dhe me ngjyra të ndryshme. 

Në video dëgjohet zëri i Gjikos që thotë “Vazhdojmë” duke treguar se puna për arredimin e dhomës vazhdon dhe që së shpejti Zëri do të ketë dhomën e tij.

Shtepi ne shitje