E nisi nga hiçi, Tayna kap shifrën e madhe

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ky vit për Taynën padyshim që ka qenë një sukses. Plot njëmbëdhjetë këngë në një vit.  Vetëm së fundmi ajo ka publikuar dy projekte të reja muzikore. Para një jave ajo solli bashkëpunimin me Mc Kreshën dhe Lyrical Son “Pasitte” dhe vetëm ditën e djeshme, solli një tjetër bashkëpunim me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, të titulluar “Bye bye”.

Këngëtarja nuk ka si të mos jetë mirënjohëse ndaj publikut, ndaj ndjekësve të saj që e kanë çuar suksesin e saj deri në këtë pikë. Ajo sot numëron 1 milion ndjekës në instagram.

Ditën e sotme, Tayna ka ndarë në profilin e saj të instagramit një foto të sajën, veshur në rozë duke iu përshtatur dhe sfondit. “1 vit, 11 këngë, 1 milion ndjekës, duke filluar nga 10 mijë. Faleminderit, ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.

Këshilla për Marketingun