U tha se janë ndarë, i dashuri i Baby G habit me veprimin e fundit

Xing

E Enjte 11 Korrik 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se këngëtarja Baby G i ka dhënë fund lidhjes me Lim Hotin. Çifti një muaj më parë publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë që u prit shumë mirë nga publiku.

Mirëpo fakti që e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami bëri që sot të përflitej për ndarje të tyre.

Thashethemet i shtoi edhe Baby G e cila i kishte fshirë të gjitha fotot me Limin.

Mirëpo nga ana tjetër Limi i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit. Ai ka ruajtur çdo foto me Baby G dhe dedikimet kushtuar asaj.

Kjo tregon se në fakt çifti janë ende bashkë, por siç duket Baby G po përgatit ndonjë surprizë. Kohët e fundit shumë këngëtarë përpara publikimit të ndonjë projekti të ri fshinë të gjitha fotot në Instagram për të tërhequr vëmendjen.

Këshilla për Marketingun