Këngëtarja shqiptare e pranon hapur: Kam bërë hundën, e kisha fiksim

Xing

E Enjte 11 Korrik 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

E ftuar ditën e sotme në emisionin "Trokit" ishte këngëtarja e njohur, Gerta Mahmutaj së bashku me partnerin e saj. Gjatë emisionit Gerta ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Kam bërë hundën. Nuk e kisha fare me mëdyshje, e kam pasur gjithmonë të fiksuar në kokë që ishte një tipar që do ta ndryshoja. Isha e vendosur që do ta bëja një ndërhyrje në hundë. Thjesht ishte çështje estetike. Ishte i vetmi tipar që kërkoja ta strukturoja dhe ta kisha në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës", u shpreh Gerta.

Këngëtarja tregoi se nuk e ka fare problem ta pranojë që ka bërë ndërhyrje sepse është gjë që duket. 

"Është një gjë që duket. Mjafton të marrësh një foto apo një klip të viteve më parë. Nuk jam e kompleksuar të zhduk fotot apo videot", u shpreh Gerta.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje