U lidh me modelin 4 vite më të vogël, Gigi Hadid ka dy fjalë për Dua Lipën

Xing

E Enjte 11 Korrik 2019, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Prej ditësh në media është komentuar për lidhjen mes këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe modelit Anwar Hadid që është edhe vëllai I Bella dhe Gigi Hadid. Menjëherë pas ndarjes nga Isaac, Dua u pa nën shoqërinë e Anwar me të cilin dy ditë më parë u kap duke u puthur.

Anwar është vetëm 20 vjeç ndërsa Dua 24, mirëpo marrëdhënia e tyre siç duket po bëhet zyrtare dhe motra e modelit, bukuroshja Gigi Hadid siç duket e aprovon këtë lidhje. Dua ka publikuar së fundmi një foto dhe komenti i Gigit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Supermodelja i ka lënë kunatës së saj disa emoji të buzëqeshjesh dhe lule, duke komplimentuar kështu Duan për pamjen e saj.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje