Dafina dhe Ledri kapen mat, ish-çifti kalon mbrëmjen bashkë

Xing

E Mërkurë 12 Qershor 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Lidhja e këngëtares Dafina Zeqiri me reperin Ledri ka qenë padyshim një ndër më të përfolurat në media. Ata ishin një ndër çiftet e preferuara të showbizit dhe ndarja e tyre bëri bujë në media. Megjithatë prej vitesh dyshja ka vazhduar jetën dhe janë përfolur për lidhje të tjera.

Marrëdhënia e tyre pas ndarjes ka pasur ulje dhe ngritje. Ata në fillim treguan se nuk kishin hatërmbetje dhe se ruanin një raport të mirë, madje sollën dhe një bashkëpunim. Por më pas e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami duke ngritur dyshimet se ishin zënë.

Ndonëse Ledri thuhet se është në një lidhje me një vajzë që quhet Sara, fansat ende shpresojnë për një pajtim mes tij dhe Dafinës. Mirëpo, prej kohësh nuk ishte dëgjuar për ta dhe meda duket së fundmi dy këngëtarët kanë rregulluar marrëdhënien e tyre.

Ata mbrëmjen e djeshme e kanë kaluar bashkë. Në një postim që Ledri ka hedhur në ‘Instastory’ shihet së bashku me modelen Lorena Haliti teksa luajnë bilardo. Nga po i njëjti vend ka publikuar foto edhe Dafina Zeqiri duke treguar kështu se ka qenë nën shoqërinë e tyre.

Këshilla për Marketingun