Dua Lipa e mohoi se bën fotoshop, ish-vjehrra ka dy fjalë për t’i thënë

Xing

E Mërkurë 12 Qershor 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e djeshme, këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, i erdhi në majë të hundës me akuzat e shumta që fansat bënin kundër saj duke thënë se ajo i bëntë fotoshop fotove të fëmijërisë.

Ajo ka publikuar disa foto të saj të fëmijërisë dhe në përshkrim ka shpërthyer kundër fansave duke i quajtur të gjithë të çmendur.

 "Njerëzit që thonë se unë i bëj fotoshop fotove të mia kur isha bebe, që t'i bëj buzët të duken më të mëdha janë të çmendur. Nuk mund ta besoj që duhet të mbroj veten time. Njerëz ju s'jeni në vete", shkruan Dua.  Në këtë postim vëmendje ka tërhequr edhe komenti i nënës së Ledri Vulës, për të cilin thuhet se Dua ka qenë në një lidhje.

Xheraldina i ka dal në krahë Duas duke i treguar të gjithëve se ajo ka qenë e bukur që në fëmijëri duke qenë se ajo e ka njohur këngëtaren që kur ka lindur.

“Ke qenë e bukur që kur ke qenë 1 vjeçe. Dua ka qenë komshija ime dhe po e kam parë nënën e saj shtatzënë dhe e kam parë atë kur ka lindur. Kështu që ju mund të urreni sa të doni për dikë që xhelozoni aq shumë. Nuk do të diskutoj aspak për dikë që është e bukur nga jashtë dhe brenda”, ka përfunduar Xheraldina.

Këshilla për Marketingun