Pak ditë para ditëlindjes, Zaimina surprizohet me dhuratën luksoze

Xing

E Mërkurë 12 Qershor 2019, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë një vit më parë e një vajze që e quajti Khloe. Zaimina u tërhoq përfundimisht nga muzika dhe tashmë i është dedikuar plotësisht familjes së saj dhe bizneseve.

Për pak ditë, Zaimina feston ditëlindjen mirëpo siç duket surprizat dhe dhuratat ka filluar t'i marrë që tani. Bukuroshja brune ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ një nga dhuratat e saj të para.

Në foton e publikuar shihet një kuti e markës së njohur Gucci, por Zaimina ka vendosur të mos tregojë se çfarë ka brenda. Këtë dhuratë luksoze këngëtares ja ka blerë e motra, të cilën Zaimina e ka falënderuar publikisht.

Këshilla për Marketingun