E ftuara e vë në siklet, Rudina tregon pse nuk e shfaq vajzën

Xing

E Martë 11 Qershor 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme tek "Rudina" ishte e ftuar moderatorja e njohur Ermira Çausholli e cila së fundmi është bërë nënë për herë të katërt. Emira tregoi se çdo 7 vite bekohet me nga një vajzë dhe rrëfeu emocionet e të pasurit vetëm vajza në shtëpi.

Gjatë bisedës në studio, Ermira u shpreh se e ndjen për detyrë ndaj publikut që t'i shfaqë momentet e saj më të bukura duke përmendur faktin që shumë personazhe të njohur nuk e bëjnë këtë pasi besojnë tek besëtytnitë.

"Unë them që për sa kohë kam kaq vite në televizion, e ndjej për detyrë që publiku duhet të shohë gjërat e mia më të mira. Do ishte shumë mirë që njerëzit publik të shfaqen tek publiku i tyre me më të mirat e tyre. Pse jo edhe me fëmijët kur janë bebe. Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin", u shpreh Ermira.

Pas kësaj deklarate, Rudina sqaroi se ajo vogëlushen e saj, Mia preferon mos ta shfaqë në ekran dhe shpesh nëpër foto sepse për të do të ishte një peshë e madhe. Moderatorja u shpreh se edhe ajo ka shumë dëshirë të ndajë këto momente me publikun, por e përmban veten.

"Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t'i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun", i tha Rudina./Xing.al

Këshilla për Marketingun