E pyesin çfarë pune bën Rama, Zaho do t’ju shkrijë së qeshuri me përgjigjen

Xing

E Enjte 6 Qershor 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e fortë që ka me djalin e vogël Zaho. Ai vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme me Zahon që marrin menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Mirëpo, ndonëse është i vogël Zaho siç duket ka filluar ta kuptojë pak nga pak punën që i ati bën. Së fundmi, Rama ka qenë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj në një takim me qytetarët dhe Erioni i ka thënë: “Do na e thuash përgjigjen epike të Zahos kur e pyesin ça bën babai”, ndërsa kryeministri zbuloi se i biri i përgjigjet “Babi vetëm flet”.

“Sepse dëgjon të ëmën kur shkoj në shtëpi në darkë vonë, kur jam duke folur në telefon, më thotë: “Nuk je lodhur akoma? Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor. Ai sheh Spiderman dhe këto të tjera, nuk di fare nga këto të tjerat nuk është i informuar”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Këshilla për Marketingun