Top Channel pushon nga puna Kelvi Kadillin, zbulohet arsyeja

Xing

E Mërkurë 5 Qershor 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatori shumë i komentuar, Kelvi Kadilli raportohet se është pushuar nga emisioni "Pop Culture". Kelvi e drejtonte këtë emision prej më shumë se dy vitesh me moderatoren Dojna Mema.

Burime për "Lapsi.al" kanë bërë të ditur se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës me këngëtaren Jonida Maliqi ishte arsyeja që ka sjellë vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të Top Channel, për të pushuar nga puna Kadillin.

Një arsye tjetër kanë qenë mosmarrëveshjet te herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës.

"Indeksonline" shkruan se moderatorin do ta shohim në muajin shtator në ekranin e Ora News.

 

Këshilla për Marketingun