'Kemi gjithë botën në krahët tanë', Erisa Xhixho i bën urimin e veçantë të bijës

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Nën kryetarja e Lëvijes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho një vit më parë u bë nënë për herë të dytë me ardhjen në jetë të Nikol. Vogëlushja feston sot ditëlindjen dhe Erisa i ka bërë një dedikim shumë të veçantë.

Erisa tregon se ka qenë e vështirë të menaxhonte dy fëmijë, por zemra i është mbushur plot kur ka parë djalin e madh, Henrit të kujdeset për të motrën.

"Princesha jone Nikol mbushi 1-vjec dhe mami Erisa, babi Enea, vellai Henri i urojme Gezuar ditelindjen. Jemi te bekuar nga zoti pasi me 2 engjej kemi gjithe boten ne krahet tone. 12 muaj me ty Nikol ishin plot te qeshura por dhe nete pa gjum,lodhje, vellai te leshoj krevatin dhe te la me mamin nderkohe ai si i madh iku te dhoma tjeter me babin. Nuk ishte e lehte te menaxhoje dy femije te vegjel po mami dhe babi bene maksimumin qe Henri te kishte te njejten perkujdesje si perpara dhe mos behej xheloz per ty Princesh (edhe pse hera heres ishte e veshtire). 

Tani qe ju shoh te rriteni bashke dhe se si kur Henri vjen nga çerdhja pyet Ku eshte Nikol? dhe ti Nikol qe te shkelqejne syte,perplas krahet e kembet dhe kudo qe te jesh vrapon ta kapesh nga bluza ose nga floket vellain mbushem me dashuri dhe kuptoj qe sa me shume kalon koha aq me shume do lidheni me njeri tjetrin, se fazat e jetes do i kaloni bashke. Gezuar jeta ime Nikol edhe 100 vite plot dashuri, shendet dhe gezime  Mami Erisa, babi Enea dhe vellai Henri te duan shume", shkruan Erisa.

Këshilla për Marketingun