'Nuk pushoja dot së qari', Arben Derhemi tregon momentin prekës me të bijën

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi ishte i ftuar sot në "E Diell" ku foli për shfaqjen më të fundit në teatër "Magjia e Josef Bider", por edhe për jetën private e vajzën e tij, Darlin. Arbeni tregoi se kur pa vajzën në skenën e shkollës nisi të qante.

"Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu", tregoi aktori.

I pyetur nëse ai dhe bashkëshortja kanë në plan t'i dhurojnë Darlinit një motër ose vëlla, Arbeni u përgjigj: "Shpresojmë. Në Shqipëri nuk ecet me projekte, ia kemi lënë rastësisë".

Këshilla për Marketingun