Erion Veliaj dhe Lorik Cana shtrojnë iftar në qendrat sociale

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 19:07 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni i Kombëtares së futbollit, Lorik Cana, shtruan iftar sot në një nga qendra sociale në Tiranë.

"Jam sot shumë i lumtur për disa arsye: Shpesh herë festat dhe darkat i bëjmë për personalitete, drejtues të fesë, ambasadorë, por gjëja që më jep mua më shumë kënaqësi, jam i sigurt edhe Lorikut, është kur respektin dhe nderimin e bëjmë për ata që vijnë në qendrat tona sociale, ku bëhet një punë jo vetëm gjatë Ramazanit, jo për Krishtlindje a Pashkë, jo vetëm për Bajram, por çdo ditë, me të njëjtin pasion, dashuri e përulësi", u shpreh Veliaj.

"Ishte një kënaqësi e madhe kur Erioni dhe ekipi i bashkisë, me vullnetarët, na u bashkuan sot. E bëj jashtëzakonisht me shumë kënaqësi. Shoh që jeni edhe në një moshë më të madhe se ne. Unë jam rritur jashtë për 15 vite dhe nuk kam pasur shumë mundësi t’i shoh gjyshërit e mi, tani po shkoj më shpesh, por më mungojnë, kështu që po mundohem ta heq pak këtë mall edhe me ju. Zoti ju pranoftë agjërimin", tha Cana.

Këshilla për Marketingun