Pas ngjarjes së bujshme, Fero bën deklaratën shokuese për Loredanën

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

I ftuar sot në "E Diell", Fero ka folur për herë të parë për ngjarjen e bujshme në të cilën u përfshi Loredana e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi.

Pavarësisht se dikur i bënin 'diss-a' njëri-tjetrit, reperi u shpreh se drejtësia do e gjejë të vërtetën.

"Duke qenë se jam pjesë e showbizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjejë rrugën e vet", u shpreh Fero.

I pyetur nëse e dëgjon muzikën e ish-pjesëtareve të këtij labeli, Fero u përgjigj: "Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime".

Këshilla për Marketingun