Krushqit prishin dasmën, zihen për PS dhe PD

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në një dasmë në një qytet të Shqipërisë ku krushqit janë zënë për shkak të partive. Irma Libohova ka qenë prezente në këtë dasmë për të kënduar dhe e ftuar në "Thumb" ka treguar ngjarjen.

"Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli.  Vjen krushqia. Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë. Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste. Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty. U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish. Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar", tregoi Irma.

Këshilla për Marketingun