Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës: Është normale për një çift

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

E dashura e reperit Fero, Arbenita Ismajli disa javë më publikoi një video shfaqej me barkun pak të fryrë e të gjithë aluduan se ajo është shtatzënë.

I ftuar sot në "E diell", Fero u shpreh se ka qeshur kur ka parë lajmet pasi kjo gjë ndodh me të gjitha çiftet e showbizit. 

“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zurifrika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e showbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm", u shpreh reperi. 

"Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë", tha Fero.

Këshilla për Marketingun