Bëhuni gati të kërceni: Publikohet kënga e re e Kidës dhe Lyrical Son

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pas largimit nga "On Records", Kida është rikthyer më në fund në muzikë duke publikuar këngën e parë për këtë vit, një projekt që vjen në bashkëpunim me reperin e njohur Lyrical Son.

Kënga mban titullin "Deja vu" dhe është shumë ritmike kështu që pritet të hyjë në hitet e verës.

Muzika është realizuar nga K-Master ndërsa tekstin e ka shkruar Lyrical Son dhe Erno.

Videoklipi është plot me ngjyra dhe Kida e Lyrical Son shfaqen në një ambient të gjelbër, me lule e një makinë.

Këngëtarja ka realizuar edhe dy skena të tjera vetëm ku shfaqet e veshur me shumë stil dhe në super formë.

Ndiqni videoklipin më poshtë.

Këshilla për Marketingun