E kishte mbajtur të fshehtë, ish-lojtari i kombëtares bëhet baba për herë të dytë

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ai ka qenë një ndër futbollsitët më të njohur dhe të suksesshëm të Kombëtares Shqiptare. Futbollisti, Erjon Bogdani i cili ka qenë një ndër lojtarët më të pëlqyer për tifozët, ditën e sotme ka dhënë lajmin e ëmbël se është bërë baba për herë të dytë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Bogdani ka treguar se është bërë baba i një vajze që e ka pagëzuar me emrin Alice. “Asgjë nuk është më e bukur se sa një jetë e re që lind”, ka shkruar ish futbollsiti në postimin e tij.

Kujtojmë që Bogdani është baba dhe i një djali 8-vjeç i cili quhet Aleksandër.

Këshilla për Marketingun