Harrojeni 'E diell', Fjoralba Ponari sjell emisionin e ri që do t’ju fiksojë

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja Fjoralba Ponari që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me pamjen. Ajo këtë sezon televiziv ka prezantuar emisionin e njohur 'E diell', mirëpo së fundmi është bërë e ditur se Fjoralba do të vijë me një emision tjetër.

Moderatorja bjonde që nga e hëna do të ketë një hapësirë dedikuar kryeqytetit të Tiranës në ekranin e ‘Top News’. Emisioni do të zgjasë 15 minuta dhe do të titullohet 'Ora e Tiranës'.

Në këtë hapësirë, Fjoralba do të bëjë një guidë për kryeqytetin ku do të trajtojë histori të ndryshme suksesi, të rinj e të reja me nisma të veçanta, dhe reportazhe nga e përditshmja e jetës urbane.

Burimi:Top Channel

Këshilla për Marketingun