Majlinda Bregu feston ditëlindjen, ja sa vjeçe mbush ish-deputetja

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, është një ndër personazhet që shpesh herë komentohet në media. Siç dihet së fundmi, vajza e saj Kejda ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm me pamjen e saj por edhe me lidhjen me Erik Fullanin, të cilën çifti ende nuk e ka konfirmuar.

Dita e sotme është një ditë feste për familjen e Bregut pasi ajo feston ditëlindjen. Majlinda mbush 45-vjeçe dhe e ka pritur ditëlindjen së bashku me familjen dhe miqtë në një festë. Ka qenë e bija Kejda ajo që ka publikuar një video nga festa ku Majlinda shihet teksa frynë qirinjtë e tortës së veçantë.

Po ashtu Kejda ka publikuar dhe një foto ku shihet së bashku me të ëmën dhe e ka uruar atë me fjalët më të ëmbla. “Gëzuar ditëlindje mama. Të dua gjithmonë”, ka shkruar Kejda.

Këshilla për Marketingun