Plas debati në Eurovizion, Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës

Xing

E Diel 19 Maj 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Surpriza e mbrëmjes së djeshme në Eurovizion ishte padyshim performanca e këngëtares së famshme Madonna, e cila elektrizoi skenën teksa këndoi superhititn "Like a Prayer" të krijuar 30 vite më parë. Por edhe këngën e saj më të re ‘Future’.

Me anë të perfomacës së saj, këngëtarja dha një mesazh duke i bërë  thirrje publikut që të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës e cila i bashkon njerëzit .

"Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë", u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.Po ashtu ajo i'u drejtua edhe konkurrentëve duke i quajtur të gjithë fitues. 

Megjithatë performanca e Madonnës ka shkaktuar shumë debate duke qenë se në fund dy balerinë u shfaqen në skenë dhe në shpin mbanin flamurin e Izraelit dhe të Palestinës. Sipas mediave të huaja një gjë e tillë nuk ishte informuar dhe Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të ishte jo-politike.

Këshilla për Marketingun