Trump i jep fund ëndrrës së shqiptarëve: S'ka më lotari amerikane

Xing

E Premte 17 Maj 2019, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të adoptojnë një sistem të ri emigracioni dhe pritet që Lotaria Amerikane të anulohet. Ky plan pritet të prekë edhe mijëra shqiptarë. Trump u shpreh se ky plan synon që të rekrutojë në SHBA emigrantët e talentuar dhe jo ata me lidhje familjare.

Kategoritë ekzistuese "Grin Kard" do të zëvendësohen me një vizë të re të quajtur viza "Të ndërtojmë Amerikën".

Sistemi i ri me pika parashikon të njëjtin numër kartash të gjelbra që lëshohen çdo vit për emigrantët, porse ndryshon raportet mes personave që pranohen mbi aftësive profesionale apo shkollore dhe atyre që kanë lidhje familjare në SHBA.

Për personat e kualifikuar, pranimi në SHBA do të rritet nga 12 në 57 për qind, ndërsa do të ulet numri i atyre që u lejohet qëndrimi në vend apo nënshtetësia për shkak të raporteve familjare.

Për të garantuar integrimin sa më të mirë të emigrantëve, aplikuesit e ardhshëm do të duhet të mësojnë anglisht dhe të kalojnë një provim për të drejtat dhe përgjegjësitë si qytetarë në Amerikë.

Presidenti amerikan tha se nëse për arsye politike rivalët demokratë shprehen kundër planit të tij të emigracionit mbi bazën e meritave, legjislacioni do të kalojë pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 sapo ai të ketë fituar dy dhomat e Kongresit dhe presidencën.

Që të hyjë në fuqi, propozimi i presidentit Trump kërkon mbështetjen si të Senatit të kontrolluar nga republikanët edhe të dhomës legjislative me shumicë demokrate.

Kryetarja e kësaj të fundit, Nensi Pelozi, e bëri të ditur qëndrimin e partisë së saj duke e quajtur joserioz planin e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo shtoi se historia e Shteteve të Bashkuara është ajo që njohim edhe pse të ardhurit nuk kanë qenë të gjithë inxhinierë.

Në Amerikë emigrojnë çdo vit rreth 1,1 milionë, ndërsa dy e treta e tyre fitojnë kartën e gjelbër nisur nga raportet familjare. Me mijëra shqiptare aplikojnë çdo vit për të përfituar nga lotaria amerikane duke e pare atë si një forme ligjore për të emigruar në SHBA dhe ky numër çdo vit e më shumë është rritur.

Burimi: Oranews

Këshilla për Marketingun