'Kam qeshur me lot', Rudina tregon arsyen pse Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision

Xing

E Mërkurë 15 Maj 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktorja dhe moderatorja e njohur e emisionit "Mos i fol shoferit", Rudina Dembacaj, ka realizuar së fundmi një intervistë për revistën "Class", ku ka treguar planet për të ardhmen në biznes dhe ekran.

Ndër të tjera, ajo është pyetur se cili personazh publik nuk ia ka pranuar asnjëherë ftesën për t'i shkuar në emision, dhe Rudina ka përmendur emrin e Saimir Tahirit.

"Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!"- ka treguar Rudina për Ish-Ministrin e Brendshëm.

Këshilla për Marketingun