'Do e përcillnin me fustan të bardhë', Rama preket para prindërve të Zarife Hasanajt

Xing

E Premte 10 Maj 2019, 13:01 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Ditën e sotme i është thënë lamtumira ushtarakes Zarife Hasanaj e cila humbi jetën në krye të detyrës javën e kaluar në Letoni gjatë një misioni.

Të pranishëm në homazhe kanë qenë prindërit e Zarifes dhe personalitete të njohur. Teksa kryeministri Rama ka mbajtur fjalimin e tij në një moment është prekur dhe nuk ka mbajtur dot lotët teksa për disa çaste ka ndërprerë fjalimin e tij.

“Ata vazhdojnë të bëjnë para syve tanë të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë, të njëjtën përpjekje të mundimshme të përditshme…”, tha Rama dhe uli kokën i përlotur.

“Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend se me fustanin e nusërisë në pragun e derës, në krahë të dhëndrit po e përcjellin vajzën e tyre mbështjellë me flamurin kombëtar në krah të shokëve të saj të FARSH; në praninë e 2 motrave, vëllait të saj, pranë prindërve e rrethit familjar ndiejnë boshllëkun e pangushëllueshëm.”, ka thënë kryeministri ndër të tjera.

Minuta 19:00

Këshilla për Marketingun