Pas akuzave për mashtrim, vëllai i Loredanës tregon të vërtetën

Xing

E Mërkurë 8 Maj 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pas akuzave për mashtrim për të dhe të vëllain nga një çift zviceranësh dhe arrestimit nga policia, reperja Loredana Zefi u la e lirë dhe vetëm pak më parë të gjithë situatën e krijuar e ka sqaruar vëllai i saj.

Për "Gazeta Express", Bekim Zefi ka rrëfyer se gjithçka ishte shpifje për të dhe motrën e tij dhe njerëzit e kanë bërë nga inati, pasi ata nuk e kishin idenë se cila ishte gruaja që i denoncoi.

“Këto janë montazhe, s’po i kuptoj as vetë. Derisa nuk merret një vendim nga gjykata, je i pafajshëm. Unë atë gru kurrë në jetën time nuk e kam pa as nuk e njoh, ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam folë me të, osë ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush e ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike, ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioz."- është shprehur Zefi.

Gjithashtu, ai e ka mohuar lajmin se Loredana ndodhej në paraburgim, pasi ajo kishte shkuar vetëm për t'u marrë në pyetje.

"Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj Loredanës. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para tri viteve pra?"- vazhdon vëllai i reperes.

"Ma kanë kontrollu facebookun mi kanë pa fotografitë me kryeministrin edhe hajt kanë thanë t’ja fusim edhe këtij. Unë s’jom tu kuptu, ka njerëz që ja kanë inatin motrës teme edhe Mozzikut, dhe e shfrytëzojnë rastin kështu, po dojnë me u hakmarrë."- ka rrëfyer Bekim Zefi.

Këshilla për Marketingun