Sa prej tyre keni parë? 16 serialet turke më të bukura që nuk transmetohen më

Xing

E Diel 5 Maj 2019, 20:08 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Prej vitesh serialet turke janë kthyer në të preferuarat e publikut. Historitë e ndryshme të mbushura me dramë, tradhëti, dashuri dhe shumë moment plot emocion kanë fiksuar ndër vite përpara ekranit të madh e  të vogël. Sot ne të 'Xing.al' kemi vendosur që t’ju rikujtojmë 16 serialet turke që thyen rekorde shikueshmërie në vendin tonë, historitë e të cilëve janë të papërsëritshme.

1. Ezel

Një ndër serialet e para turke që fitoi zemrat e publikut ishte seriali ‘Ezel’ i transmetuar vite më parë në Tv Klan,shkruan Xing.al Seriali fliste për Ezelin i cili ishte rikthyer pas shumë vitesh me një identitet të ri për tu hak.ma.rrë nga ish miqtë e tij që e tradhëtuan./Xing.al

2. Gymysh

Gymysh ka qenë seriali i njohur turk me të cilin aktorja e famshëm Songul Oden dhe Kıvanç Tatlıtuğ u bënë shumë të njohur për publikun, shkruan Xing.al. Seriali fliste për historinë e dy të rinjve Gymyshit dhe Mehmetit të cilët u martuan pa dëshirë, mirëpo më pas ranë në dashuri./Xing.al

3. Kuzey dhe Guney

Seriali ‘Kuzey dhe Gugey’ dhe pjesëmarrja e aktorit të njohur turk Kıvanç Tatlıtuğ tërhoqi vëmendjen e publikut dhe theu rekorde shikueshmërie vite më parë në vendin tonë,shkruan Xing.al. Seriali fliste për përballjen mes dy vëllezërve Kuzej dhe Gynej të cilët dashuronin të njëjtën femër Xhemren./Xing.al.

4. Sulejmani i madhërishëm

‘Sulejmani i madhërishëm’ mbajti mbërthyer përpara ekranit për shumë gjatë publikun shqiptar. Serali rrëfente historinë e Sulltanit Sulejman 1 i cili njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm,shkruan Xing.al. Historia fliste për pushtimet e shumta dhe jetën në haremin e Sulltanit si dhe për Sulltaneshë Hyrremin e cila u bë shumë e famshme për publikun në atë kohë./Xing.al.

5. Dashuri e ndaluar

Historia e Behlulit i cili ra në dashuri me gruan e xhaxhait, Bihterin u kthye ndër të preferuarat për publikun, shkruan Xing.al. Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ morën shumë famë pas këtij seriali i cili ka qenë një nga më të ndjekurit në Shqipëri./Xing.al.

6. Fate të kryqëzuara

Seriali turk u transmetua pak vite më parë në ‘Klan’ dhe fliste për historinë e Xhihanit, Dilarës dhe Gylseren fatet e të cilëve ishin të ndërthurura, shkruan Xing.al. Vajzat e tyre Hazall dhe Xhansu ngatërrohen në spital, ndërkohë që kjo ngatërresë merret vesh vite më pas./Xing.al

7. Sulltanesha Kosem

Kjo telenovelë i dedikohej sulltaneshës më të suksesshme të Perandorisë Osmane, Kosem e cila u kthye shpejt në një ndër serialet më të ndjekur në vend,shkruan Xing.al. Rolin e Kosem e luajtën dy nga aktoret më të dashura për publikun Beren Saat dhe Nurgul Yesilçay./Xing.al.

8. Kara sevda: Dashuri e pafund

E shpallur dhe si telenovela më e mirë e vitit në Turqi, 'Dashuri e pafund' fliste për historinë e dashurisë së Kemalit dhe Nihanit të cilët kaluan shumë peripeci, por fati nuk donte të ishin bashkë,shkruan Xing.al. Rolin e Kemalit e luante aktori Burak Özçivit ndërsa rolin e Nihanit aktorja Neslihan Atagul. Kjo telenovelë ka mbetur në mendjen e teleshikuesve edhe për shkak të fundit të trishtë./Xing.al.

9. I inflirtuari

Të gjithë i mbajmë mend dy personazhet e njohur të serialit ‘I Infiltruari’ Sarp dhe Mert, dy vëllezër që ishin kundra njëri-tjetrit pa e ditur se kishin lidhje familjare. Sarp ishte një po.lic i infiltruar në një band, ndërkohë Mert ishte pjesë e një bande që u infiltrua në po.lici, shkruan Xing.al. Historia e tyre u pëlqye shumë nga publiku shqiptar dhe dy personazhet komentohen edhe sot./Xing.al.

10. Ertugrul

Seriali turk i cili fliste për krijuesin e parë të Perandorisë Osmane Ertugrul. Ertugrul vazhdon ende të mbajë mbërthyer pas ekranit shqiptarët me sezonin e tij të ri./Xing.al.

11. Shamikuqja

Seriali 'Shamikuqja' ishte një version më i gjatë i filmit të famshëm turk me të njëjtin emër, shkruan Xing.al. Historia e serialit fliste për trekëndëshin e dashurisë mes Iliazit, Asies dhe Xhemshitit dhe peripecitë e shumta që Shamikuqja kaloi deri sa në fund zgjodhi mes Iliazit dhe Xhemshitit./Xing.al.

12. Dashuri me qira

Seriali turk ‘Dashuri me qira’ u kthye në serialin e preferuar të gjithë shqiptarëve për shkak të historisë së dashurisë mes Omerit dhe Defnes. Një histori dashurie që fillon si lojë, por më pas kthehet në realitet,shkruan Xing.al. Sekreti që Defne i fsheh Omerit i mbajti të gjithë mbërthyer pas ekranit dhe seriali përfundoi me një fund të lumtur./Xing.al.

13. Nënë

Telenovela turke “Nënë” ishte padiskutim një ndër më të ndjekurat në Shqipëri. Seriali në thelb shfaq një histori të dhimbshme ku në qendër ndodhet pikërisht aktorja e vogël, Melek, një vajzë e qeshur, e cila fsheh brenda një drame të madhe,shkruan Xing.al. Jeta e Zejnep ndryshon përgjithmonë, teksa ajo behet dëshmitare e një ke.qtra.jtimi mi.zor. Ajo behet shpëtimtarja e Melek dhe kthehet në nënën e saj./Xing.al.

14. Xhenet

Seriali ‘Xhenet’ i transmetuar vetëm pak muaj më parë në ekranin e televizionit ‘Klan’ u kthye shpejt në të preferuarin e shqiptarëve, shkruan Xing.al. Historia fliste për një vajzë të quajtur Xhenet që ishte rritur pa prindër dhe fati e ritakon me nënën e saj Arzun e cila nuk e pranon si të bijën./Xing.al.

15.Dashuri bardh e zi

Ky është padyshim seriali më i ndjekur i vitit që lamë pas. Historia e Ferhatit dhe Asllës bëri që pasditeve shqiptarët të ndiqnin me endje “Dashuri bardh e zi”. Historia e tyre e dashurisë nis me urrejtje por përfundon me një fund të lumtur./Xing.al.

15. Menekshe dhe Halili

“Menekshe dhe Halil” ishte një ndër serialet turke më të diskutuara dhe më të shikuara. Në këtë serial flitej për Menekshen e cila u dashurua me Halilin si dhe për vështirësitë që ata kaluan për të mbrojtur dashurinë e tyre, shkruan Xing.al. Në kohën kur luante Menekshen, aktorja turke Sedef Avci u bë shumë e njohur brenda dhe jashtë Turqisë./Xing.al.

 
Këshilla për Marketingun