Martohet Bojken Lako dhe Semi, çifti bën dasmën e çuditshme

Xing

E Premte 26 Prill 2019, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtari dhe kantautori i njohur, Bojken Lako, prej vitesh tashmë është në një lidhje me këngëtaren Semi Jaupaj. Ata ndonëse përpiqen që jetën private ta mbajnë larg mediave, shpesh kanë tërhequr vëmendjen e tyre.

Ditën e sotme, Bojken ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli” ku ka folur për jetën e tij artistike, dhe gjithashtu dhe për lidhjen me Semin dhe dasmën që pritet të bëjnë së shpejti.

I pyetur nga moderatorët, Bojken ka zbuluar se me Semin do të bëjnë një dasmë, por që me siguri do të jetë e çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera.

"Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e shijeve të veta, por edhe si publik sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë mbështetëse edhe nga ana profesionale".

"Normalisht që do bëjmë dasmë, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës", ka thënë këngëtari i njohur.

Këshilla për Marketingun