Nëna e Ana Likës nuk mban dot të lotët, aktorja i punon të papriturën (Video)

Xing

E Premte 26 Prill 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktorja e njohur e humorit Ana Lika që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me tipin e saj të shkathët dhe të drejtpërdrejt. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon momente komike nga e përditshmja e saj me miqtë dhe familjen.

Pak minuta më parë, Ana ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku ka treguar se ka surprizuar nënën e saj duke i kënduar këngën e njohur të Flor Mumajesit dhe grupit The Dreams, “Nëna ime”.

Ajo afrohet pranë nënës së saj duke kënduar vargjet e këngës, ndërkohë që në një moment e ëma nuk ka mbajtur dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot.

Këshilla për Marketingun