Martohet Ilda Bejleri, Olti Curri tregon planet për dasmën

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja Ilda Bejleri është një ndër femrat më të njohura e të komentuara të showbizit shqiptar, e cila ka ardhur herë pas here në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e saj private.

Në postimet e saj në rrjete sociale, Ilda ka treguar shpesh se ka shoqëri të ngushtë me gazetarin Olti Curri, i cili ditën e sotme i ka zbuluar Ildës planet për martesë.

Teksa ndodheshin në një lokal së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha, Olti ka nisur t'a filmojë këtë të fundit, duke e pyetur nëse pranon të këndojë në dasmën e Ildës.

"Sinan Hoxha, një pyetje kam unë. Po, jo? Bëhet, s'bëhet? Sa lekë do ti për dasmën e Ilda Bejlerit? Fillon dasma ditën e hënë, mbaron të hënën tjetër."- thotë Olti, ndërsa Ilda ka nisur të qeshë.

"Zakon tironsish, ne tironsit rregullohemi me njëri-tjetrin, pa pare."- thotë Sinani.

"Ja kryesori u kry, tani duhet dhëndri."- shkruan Olti me humor në videot e publikuara.

Këshilla për Marketingun