Pas tradhëtisë së bujshme, bashkohen Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Tradhëtia e Tristan Thompson me mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, bëri bujë të madhe dhe u kthye në kryefjalën e mediave. Khloe Kardashian i dha fund lidhjes me partnerin dhe u shpreh se ishte tepër e mërzitur nga e gjithë kjo që kishte ndodhur.

Megjithatë, ata janë bërë sërish bashkë pas tradhëtisë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre, True. E vogla ka festuar 1-vjetorin dhe të pranishëm në festën e saj kanë qenë të dy prindërit.

Në fotot e publikuara, Khloe dhe Tristan shfaqen pranë njëri-tjetrit duke bërë sikur asgjë s'ka ndodhur mes tyre, për t'i ruajtur të bijës një kujtim të bukur nga ditëlindja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tristan Thompson (@realtristan13) on

Këshilla për Marketingun