I maskuar si tullac, publikohet foto e grabitësit të vrarë

Xing

E Martë 9 Prill 2019, 21:09 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Pasi vodhën 10 milion euro në Rinas autorët u larguan por u përballën me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore. Gjatë shkëmbimit të zjarrit humbi jetën grabitësi që duket qartë në foto i cili ishte i vetmi pa maskë. 

Në fotot e publikuara nga “BalkanWeb” ai duket tullac, por në fakt është vetëm një mbullim. Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për “BalkanWeb” se viktima në të vërtëtë është me mjekër dhe flokë të prera shkurt. Po kështu nga këqyrja paraprake, dyshohet se trupi i pajetë i përket një djali të moshës 30-35 vjeç. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën për shkak dhe të dëmtimeve në pjesën e kokës.

Burimi: Balkanweb.com

Këshilla për Marketingun