Është shtirur gjatë gjithë kohës, Meghan Markle nuk është shtatzënë

Xing

E Hënë 8 Prill 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Prej disa muajsh Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë në vëmendje të mediave pasi dukesha është në pritje të fëmijës së parë dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër. Ndërkohë që është komentuar gjatë për gjininë dhe emrin e fëmijës së fundmi të gjithë janë shokuar nga disa lajme që aludojnë se në fakt dukesha nuk është  shtatzënë.

Orën e fundit në media janë përhapur me shpejtësi lajmet se çifti mbretëror i ka mashtruar të gjithë pasi Meghan nuk është në pritje të ëmbël dhe mban një bark artificial. Në një video e cila është bërë virale dhe ka kapur plot 200.000 klikime thuhet me bindje të plot se Meghan po i mashtron të gjithë.

Këto teori kanë filluar të besohen nga të gjithë dhe mbështeten kryesisht tek fakti se dukesha ka tendencën që të mos e ekspozojë shumë barkun e saj dhe madje gjithmonë mban një dorë tek barku duke ngritur kështu dyshimet.

“Meghan Markle është fallco, zgjohuni njerëz ajo nuk është shtatzënë dhe tani po thotë që ne po tallemi me të?”

"Uau, kjo gjë është kaq fallco, nëse ajo do të ishte me të vërtetë shtatzënë nuk do kishte frikë të tregote hapur barkun e saj. Është thjesht mashtrim”, kanë qenë disa nga komentet e fansave.

Burimi:Dailymail.

Këshilla për Marketingun