'Më mungon', gazetarja shqiptare përlotet në emision (Video)

Xing

E Mërkurë 20 Mars 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" ishte gazetarja e njohur, Enkeleida Zeko e cila gjatë emisionit mori një videomesazh nga e motra. Blerina e cila jeton në Itali prej disa vitesh i tha Enkeleidës se është krenare për të dhe i mungon shumë.

“Dua të të them që jam shumë krenare për ty. Je pjesa më e rëndësishme e jetës time, kam jetuar me ty çdo moment dhe jam krenare për atë çfarë ti je. Je një grua e realizuar, je një mama e mrekullueshme dhe nuk kisha dyshime për këtë se më ke rritur mua. Ke qenë një shoqe, një motër, një mami, më ke mbështetur dhe ke qenë gjithmonë aty. Më mungon”, tha Blerina në videomesazh.

Enekeleida u përlot dhe e emocionuar tha se kjo ishte një surprizë shumë e bukur.

“Me motrën kam 8 vite diferencë, por kemi kaluar shumë mirë. E kam pasur shoqe të ngushtë që të vogël, e mbaja me vete dhe nuk luaja asnjëherë pa të. Ajo jeton në Romë prej gati 5 vitesh, por takohemi shumë shpesh. Distanca ndihet shumë, por ne dimë që e duam shumë njëra-tjetrën”, u shpreh gazetarja.

Këshilla për Marketingun