Fansat iu kthyen keq se komentoi vajzën e Cecës, reagon Sellma

Xing

E Enjte 14 Mars 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Grimierja e njohur, Sellma Kasumoviq ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e sotme për shkak të një komenti në foton e postuar nga Anastasija, vajza e këngëtares së njohur serbe, Ceca.

"Bukuroshe", ishte komenti i Sellmës në foton e Anastasijas që shkaktoi reagim të ashpër të fansave në rrjete sociale.

Sellma ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ku shpjegon se faqja e saj menaxhohet nga disa persona dhe se ajo vetë nuk e njeh Anastasijan.

"Të dashur, në Instagramin tim kam rreth 941,000 ndjekës që ndjekin punën time dhe sigurisht që nuk i njoh të gjithë. Faqja menaxhohet nga disa admin dhe unë nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza që e paskemi komentuar!

Për të gjithë ju që keni përgojuar etninë time, kam një porosi: përkatësia ime shqiptaro-boshnjake është e dy popujve që kanë përjetuar tragjedinemë të madhe gjatëlufterave të fundit në Ballkan.

Përkatësia ime më bën të jem e apasionuar pas punës, së bukurës dhe dashurisë. Përkundër të gjithave, kam shumë dashuri në zemrën time për të gjithë ju.

Mbasi m'futët në politikë, ta jap dhe unë mendimin tim: Jam pro taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ju don Sellma", shkruan grimierja.

Këshilla për Marketingun