Pas tradhëtisë së Tristanit, Khloen e gjuan hapur burri i motrës

Xing

E Enjte 14 Mars 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Khloe Kardashian ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas tradhëtisë së partnerit të saj Tristan Thompson me mikeshën e ngushtë të Kyliet-t, Jordyn Woods.

Mirëpo pas tradhëtisë së tyre, namin në mediat e huaja po e bën postimi i fundit i ish-burrit të Kourtney Kardashian, Scott Disick.

Ky i fundit ka postuar një foto të Khloes në Instagram ku ajo shfaqet me një veshjeprovokuese dhe shkruan: "Kam pritur gjithë javën për ta postuar këtë. Fiksimi femër i të mërkurës".

Kaq është dashur që komentuesit të shprehen se Scott ja ka vënë syrin Khloes pas ndarjes së saj nga Tristan.

Mirëpo Khloe dhe Scott kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh e ndoshta ky postim nga ana e tij ka qenë thjesht për të treguar se e mbështet në këto ditë të vështira.

Ndërkohë ende nuk dihet si ka reaguar Kourtney pas postimit të ish-burrit me të cilin ka 3 fëmijë.

Këshilla për Marketingun