Gjesti human: Meda shpëton fansen në mes të koncertit

Xing

E Hënë 11 Mars 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Me rastin e festës së gruas në 8 mars shumë nga këngëtarët dhe artistët shqiptar bënë koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këngëtari Meda ka qenë i pranishëm në një koncert madhështor në Zvicër së bashku me reperen Tayna.

Mirëpo, gjatë performancës së tij një gjë e papritur i ka ndodhur njërës prej vajzave në audiencë. Numri i madh i të pranishmeve në koncert bëri që njërës prej fanseve t’i binte të fikët. Në ndihmë të saj ka ardhur menjëherë këngëtari Meda i cili ka vrapuar për ta shpëtuar.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meda shihet teksa po këndonte por dikush e lajmëron që njëra nga vajzat ra përtokë dhe këngëtari sapo e ka parë ka lënë mikrofonin dhe ka marrë vajzën në krahë duke e nxjerr jashtë sallës.

Këshilla për Marketingun