'Se shpëtuam dot as ti, as unë', ish-partnerja e Stines perlotet në emision

Xing

E Diel 10 Shkurt 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në dhjetor të vitit të kaluar Stine dhe partnerja e tij Graciela i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë. Lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Stine me postimin e tij në Instagram ku shkruante se ndarja erdhi për shkak se gjërat nuk shkuan siç duhet.

Graciela ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në "Why not", ku tregoi se e mirëkuptoi zgjedhjen e Stines për ta bërë lajmin publik nëpërmjet Instagramit.

Në fund Graciela interpretoi këngën e Elvana Gjatës "Gjërat kanë ndryshuar". Gjatë interpretimit të këngës, Graciela u përlot teksa këndonte: "Ishte histori e bukur shumë, se shpëtuam dot as ti, as unë".

Këshilla për Marketingun