Uau, Jason Derulo i uron ditëlindjen këngëtares shqiptare (Video)

Xing

E Diel 10 Shkurt 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shqiptare e hitit "Havera", Diona Fona ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 20 vjeç dhe ka marrë shumë urime nga fansat dhe miqtë e saj.

Diona ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ disa foto dhe video nga festa madhështore e ditëlindjes, ku shihet së bashku me mikeshat e saj duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ndër urimet e shumta që Diona ka marrë më i veçanti dhe që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë ai i këngëtarit me famë botërore, Jason Derulo. Diona ka publikuar një video ku Derulo shihet duke i bërë një urim këngëtares.

“Ckemi Diona jam Jason Derulo. Gëzuar ditëlindjen, qoftë ky viti më i bukur i jetës tënde. Bëfsh qejf”, dëgjohet të thotë në video Derulo.

Diona from xingggg on Vimeo.

Këshilla për Marketingun