Ka 6 fëmijë, por Angelina Jolie i lë gjithë pasurinë vetëm njërit prej tyre

Xing

E Premte 26 Prill 2019, 14:02 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Prej kohësh tashmë është përfolur gjatë për divorcin e bujshëm mes aktores Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Dyshja i dha fund lidhjes 2 vite më parë dhe marrëdhënia e tyre siç është përfolur ka qenë e tensionuar.

Mirëpo, së fundmi të gjithë janë shokuar pasi është mësuar se Angelina do t’ia lë të gjithë pasurinë e saj vetëm njërit prej djemve, Madoxx i cili është fëmija i adoptuar i çiftit të famshëm. Sipas “National Enquirer”, aktorja e famshme do t’i lë 116 million dollar pasuri Madoxx duke përjashtuar kështu të 5 fëmijët e tjerë dhe duke mos ju lënë asgjë.

Siç raportojnë mediat e huaja, Jolie e ka marrë këtë vendim pasi Madoxx është i vetmi që e mbështeti në divorcin me Brad Pitt dhe gjatë gjithë kohës mori anën e saj, po ashtu thuhet se Jolie ka paraqitur dokumentet që të rimarr mbiemrin  saj dhe ka hequr dorë nga mbiemri Pitt.

Kujtojmë që në 2016 një sherr mes Madoxx dhe Brad Pitt në një avion u bë shkak që Angelina Jolie të kërkonte divorcin nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë lidhur me këto lajme ende nuk ka një konfirmim nga aktorja.

Këshilla për Marketingun